Shpërthimi në Lushnje: Gjymtyra e viktimës 40 metra larg vendngjarjes, djali i tij pa rroba

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.03.2024, 08:57

Detaje tronditëse janë zbardhur nga shpërthimi tragjik që ndodhi pak ditë më parë në Lushnje.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes është arritur të përcaktohet më qartë edhe forca e shpërthimit. Kjo forcë ka qenë tepër e madhe pasi njëra prej gjymtyrëve të viktimës, Roland Hoxha është gjetur rreth 40 metra larg vendit ku ka ndodhur shpërthimi. Ndërkohë që djali i tij, i cili në fillim ka shfaqur shenja jete është gjetur i zhveshur dhe pa rroba për shkak të djegieve që ka shkaktuar ky shpërthim.

Ai është nisur me ambulancë drejt Tiranës, por për shkak të gjendjes së rënduar ka humbur jetën rrugës dhe është kthyer sërish në Lushnje.

Ndërkohë që të plagosurit e tjerë kanë patur djegie dhe dëmtime në trup për shkak të copave metalike për shkak të shpërthimit të fuqishëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit