Sot fillon manifestimi Epopeja e UÇK-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.03.2024, 08:50

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

Sot bëhen 26 vjet nga rënia e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, që bashkë me familjen e tij dhe Jasharët e tjerë e mbrojtën Kosovën nga okupatori serb.

Duke filluar nga ora 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne në përvjetorin e 26-të të rënies heroike të Komandantit Legjendar.

Për nder të kësaj dite Ministria e Mbrojtjes ka një agjendë të aktiviteteve.

Nga ora 11:30-12:00, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, do të fillojë pritja e mysafirëve.

Ceremonia fillon në orën 12:00, diku tre minuta pas fillimit do të bëhet inspektimi i kuadrateve nga presidentja Vjosa Osmani dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Pas kësaj Bendi Frymor i FSK-së luan himnin Shtetëror dhe Kombëtar, ku pastaj bëhen homazhe pranë Obelsikut të UÇK-së.

Fjalimi i presidentes pritet të fillojë nga ora 12:15, ndërsa i kryeministrit Albin Kurti, 10 minuta më pas.

Fjalim do të mbajë edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, ndërsa pastaj do të ketë pjesë artistike nga Bendi Fymor, në ora 12:40.

Pas 10 minutave, në orën 12:50, pritet të bëhet mbyllja e ceremonisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit