Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Shkopet, pranë hidrocentralit me të njëjtin emër. Një e moshuar ka humbur jetën pasi ka është rrëzuar teksa po kalonte urën mbi lumin Mat.
Ndërkohë që banorët e fshatit Shkopet fajësojnë institucionet shtetërore duke thënë se shteti që prej vitit 2010 nuk ka ndërhyrë për t’ua rregulluar urën.
Më 3 dhjetor të atij viti, ura e fshatit Shkopet u rrëmbye nga ujërat e lumit Mat pas hapjes së digës së hidrocentralit, por edhe pse kanë kaluar më shumë se 13 vite, asnjë institucion shtetëror apo vendor nuk ndërhyri.
Duke qenë se nuk u rregullua as nga Bashkia Kurbin e as nga shteti, banorët e kishin rindërtuar urën vetë, por mungonte siguria në të. Frrok Pergjoka thotë se faji është i shtetit për humbjen e jetës së të moshuarës.