“Shefi më ftoi të pimë”/ Në Shqipëri, shqetësuese shifrat për ngacmimet në vendin e punës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.03.2024, 20:46

Në një studim të fundit është zbuluar një realitet alarmant në Shqipëri: ngacmimet seksuale në vendin e punës janë në rritje të vazhdueshme. Studimi ka përfshirë sektorin publik dhe atë privat, duke zbuluar se rreth 60% e të anketuarve e konsiderojnë këtë problem si shqetësues.

Në veçanti, 11% e të intervistuarve raportojnë se kanë përjetuar ngacmime seksuale brenda dy viteve të fundit, ndërsa 19% gjatë gjithë karrierës së tyre, me një përqindje dy herë më të lartë tek gratë. Ato janë dy herë më të larta se në vendet europiane në dy vitet e fundit, sipas studimit. Megjithatë, ndër shqetësimet më të mëdha është mungesa e denoncimeve, pasi 80% e personave të prekur nuk e kanë raportuar këtë fenomen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit