Plagoset një person në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.03.2024, 16:00

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave më armë zjarri në rrugën “Bedri Shala”, në Prishtinë.

Ketë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ndërsa, ka thënë se policia po vazhdon hetimet në lidhje me rastin.

“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit