Pesë ngasës janë gjobitur nga Policia në Prizren, të cilët planifikonin që të bënin gara me vetura.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, shoferët i kishin përgatitur veturat e tyre për gara të shpejtësisë.
“Me datë 02/03/2024 rreth orës 22:20 patrullat policore Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren, bazuar në informacionin e pranuar për dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur pesë automjete të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionin policor të trafikut dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj ngasësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje dhe më pas janë liruar.
“Organizimi i garave të shpejtësisë është një aktivitetet i rrezikshëm dhe i jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do ti toleroj dhe do të veproj kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tillë”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.