Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Shkopet, pranë hidrocentralit me të njëjtin emër.
Një e moshuar ka humbur jetën pasi ka është rrëzuar teksa po kalonte urën mbi lumin Mat. E moshuara dyshohet se ka humbur ekulibrin kur po kalonte nga njëra anë e lumit në tjetrën dhe është rrëzuar.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë nxjerrë trupin e pajetë nga lumi.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Trupi i pajetë i 86-vjeçares me iniciale D.Gj, pritet të dërgohet në morgun e spitalit të Kurbinit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
Njoftimi i policisë:
Mesditën e sotme, në ujërat e lumit Mat, është gjetur trupi i pajetë i shtetases D. Gj., 86 vjeçe, banuese në Shkopet, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujë, ndërkohë që po kalonte urën në fshatin Shkopet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.