Qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjienike nga nesër, ka thënë Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve Privat.
Azemi ka thënë se nesër skadon kontrata për shërbimet higjienike në qendrat e mjekësisë familjare dhe i ka ftuar punëtorët teknikë që të mos kryejnë asnjë shërbim pa u nënshkruar kontratat me punëtorët.
Ai ka kërkuar që Komuna e Prishtinës të përfshihet në kontratat me punëtorët.
“Ne disa herë kemi punuar edhe pa kontrata me qëllim që pacientëve t’ua lehtësojmë vizitat e tyre në QKMF, por komuna asnjëherë nuk është përgjigjur për pagesën tonë”, ka thënë Azemi në Facebook.