Zhvatës i miliona eurove nëpërmjet Call-Center-ave, në pranga miku i Amant Josifit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.03.2024, 15:32

Merxhan Çeliku, mik i ngushtë dhe bashkëpunëtor i Amant Josifit, dikur ish-këshilltar i Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe mik i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, është arrestuar në Dubai.

32-vjeçari prej dy vitesh ishte në kërkim pasi akuzohej nga GJKKO , si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që përfitonte shuma të mëdha parash, duke mashtruar shtetas nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia dhe Ukraina.

Zbulimi i skemës së mashtrimit që dyshohet se kishte shkaktuar një dëm ekonomik prej më shumë se 50 milionë euro ndodhi në nëntor të vitit 2022 operacionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Eurojust, Europol dhe Guardia Civil spanjolle në Bashkëpunim me SPAK.

Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 32-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Pjesë e këtij grupi kriminal është edhe Amant Josifi i cili pas arrestimit në Dubai është lënë i lirë. Mashtruesi i 17 mijë shtetasve europianë jeton prej tre vitesh në Dubai duke shijuar paratë e mashtrimit. Përveç Xhaçkës që e ka pasur këshilltar, Josifi i kishte krahët e ngrohta nga të gjitha anët.

Babai i tij ka qenë biznesmen i njohur ndërsa mamaja, Pranvera Strakosha është një ish-gjyqtare. Gjithashtu, partneriteti që ai ka pasur me Olsi Ramën, ka bërë që mbrojtja të jetë e drejtpërdrejtë edhe nga kryeministri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit