JOQ dhe KAPE denoncuan vjedhjet e makinave në Kavajë, autorët babë e bir

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.03.2024, 15:02

Mersin dhe Juljan Shkalla janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur 5 automjete dhe targat e 2 automjeteve të tjera në Kavajë e Shijak.

Këta dy shtetas, babë e bir, janë autorë të dy vjedhjeve të denoncuara edhe nga JOQ ALBANIA dhe KAPE. Pronari ofroi edhe 10 mijë euro shpërblim për ata që do e ndihmonin në gjetjen e dy automjeteve të vjedhura, tip "Benz" dhe "Range Rover".

Automjeti tip “Mercedez Benz” është gjetur te Liqeni i Thatë, më datë 25.02.2024, ndërsa pjesët e automjetit tip “Range Rover” janë gjetur në servisin që babë e bir kishin në Priskë.

63-vjeçari dhe djali i tij 33-vjeçar, rezultojnë autorë edhe të dy vjedhjeve të tjera. Më datë 17.02.2024, në një pikë për shitjen e automjeteve, në Shijak, ata kanë vjedhur një automjet tip “Audi A5”, një automjet “Volkswagen” dhe targat e 2 automjeteve të tjera. Ndërkohë që më datë 17.08.2023, në Kavajë, kanë vjedhur një automjet tip “Range Rover”.

Në servisin e tyre në fshatin Priskë, janë gjetur edhe pjesët e një mjeti tjetër të vjedhur në Rinas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit