“Bashkia i ka dhënë lejen, Anton Gjinaj po shkatërron pyjet e Fushë-Arrëzit për HEC-et e tij”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.03.2024, 12:40

Pashk Rrapi me emër të ndryshuar në Anton Gjinaj është një prej oligarkëve "të preferuar" të qeverisë pasi tenderat dhe lejet e ndërtimit që merr janë të shumta.

Edhe pse aktualisht është në burg dhe i dënuar me 8 vite burg për trafik droge, ai vazhdon të ndërtojë jo vetëm në zonat urbane, por edhe në zonat malore e pyje.

"Alesio 2014" është firma e tij e cila po ndërton dy HEC-e në Fushë-Arrëz. Banorë të kësaj zone kanë denoncuar në redaksinë tonë, masakrën që Gjinaj po i bën pyjeve, në bashkëpunim me bashkinë që i ka dhënë lejen.

Ata thonë se leja e firmës "Alesio 2014" mund të jetë për ndërtimin e HEC-eve por jo për shkatërrin e natyrës e pyjeve, pasi kjo nuk thuhet kurrsesi në leje.

Për banorët e Fushë-Arrëzit, natyra është gjëja më e vyer që kanë, por Anton Gjinaj dhe bashkia po kryejnë një katastrofë natyrore.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje, a mund te dergoj foto/video nga nje problematike. Po punohet per ndertimin e nje HEC, dhe firma ka përdhosur komplet pyllin qe supozohet ta mbroje bashke me bashkine. Personi qe po nderton dy HEC njeri pas tjetrit ne Fushe-Arrez eshte person qe eshte hetuar nga SPAK dhe arrestuar jashte Shqip. Quhet Anton Gjinaj ose Pashk Rrapi. Ngaqe i ben me leke te pista ai e prish komplet natyren. Bashkia thote qe ka leje, por ne te vertete leja nuk eshte per keto deme dhe eshte shume jashte asaj qe percakton leja. Ka hapur rruge pa leje gjithashtu. Firma quhet ALESSIO 2014. Kjo eshte nje katastrofe natyrore ne te vertet dhe nuk duhet ti ndodhe kjo gje nje qyteti si Fushe-Arrezi qe natyren e ka gjene me te vyer

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit