Dimër në pranverë, marsi rikthen borën dhe temperaturat e ulëta

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.03.2024, 11:36

Java ka nisur me vranësira dhe mesdita e nata pritet të gjenerojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Meteorologia Lajda Porja thotë se moti do jetë i paqëndrueshëm të paktën deri ditën e premte.

“Gjatë natës në të gjithë territorin, do ketë rrebeshe në formë shtrëngatash, shkarkesa elektrike. Herë pas here reshjet do jenë me intensitet mesatar pothuajse në të gjithë vendin dhe lokalisht intensive në jug të vendit. Moti do të jetë i paqëndrueshëm të paktën deri ditën e Premte.”

Por muaji mars nuk do jetë pranverë pasi do rikthehen reshjet e dëborës, shoqëruar me ulje temperaturash, tipike si në dimër.

“Rikthehet dëbora në pranverë! Pra, kemi kaluar një Shkurt të ngrohtë, megjithatë sot e nesër parashikohet të ketë reshje dëbore në gjithë zonat lindore, më së shumti në pjesën juglindore. Në orët e para të mëngjesit nesër parashikohet që dëbora të përfshijë edhe zonat verilindore. Presim të kemi rënie me 3 Gradë në mesditë, pra zbret termometri në 16 gradë Celsius. Kemi rënie në orët e para të mëngjesit. Është javë pranvere nga ana kalendarike, por tipike dimri për nga moti.”

Fundjava pritet të sjellë kthjellime dhe nuk parashikohen reshje shiu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit