Vrasja e Pëllumb Metës drejt zbardhjes?! Viktima kishte 12 dynymë tokë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.03.2024, 10:32

Vrasja e Pëllumb Metës nga familjarët e tij duket se është drejt zbardhjes.

Grupi hetimor ka përjashtuar motivet e deklaruara nga fëmijët, ato të dhunës dhe fejesës pa dëshirë, dhe tani është fokusuar në një pistë të re.

Djali i madh Hyseni për momentin është i dyshuari kryesor, pasi edhe pista e re lidhet me të.

Viktima kishte rreth 12 dynymë tokë, por gjatë kontrolleve në banesën e tij policia nuk i ka gjetur këto dokumente, të cilat djali i madh i mbante kudo që shkonte. Hetuesit janë në kërkim të këtye dokumenteve dhe kanë dyshime se fëmijët mund të kenë patur edhe bashkëpunëtorë të jashtëm.

Pëllumb Meta kishte dy parcela, një para banesës, ndërsa tjetrën rreth 2 km larg në një zonë industriale, tokë e cila ishte nxjerrë edhe në shitje. Sipas vëllait të tij, metri i tokës shkonte deri në 50 euro dhe në total tokat e Pëllumbit vlenin deri në 500 mijë euro.

Një detaj i çuditshëm është vënë re nga hetuesit edhe në murin e kasolles ku fëmijët varrosën të atin. Në mur shkruhet “Eni milioneri, 1 milionë dollar”. Djalin e madh të Pëllumbit Hysenin e thërrisnin shkurt Eni.

Hetuesit kanë arritur të sigurojnë prova ku Hyseni i thotë motrës që ta marrë ajo përsipër krimin pasi ai do shiste tokën për ta nxjerrë nga burgu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit