Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në fshatin Sllovi të Lipjanit.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha deklaroi se trupi i personit në fjalë është gjetur pa shenja jetë në rrugë ku me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Rreth orës 17:00 në fshatin Sllovi është gjetur një person i shtrirë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është njoftuar emergjenca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes”, ka deklaruar Hoxha.