Emigrimi ul me 30% konsumin në bare dhe restorante, në verë pritet rritje çmimesh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.03.2024, 09:03

Emigrimi masiv i shqiptarëve ka ndikuar edhe në konsumin në bare dhe restorante.

Përfaqësues të këtyre bizneseve thonë se në Tiranë ku që është i përqendruar numri më i lartë i këtyre strukturave krahasuar me një vit më parë, konsumi ka renë 30%. Shkaku kryesor është emigracioni, kryesisht familjarëve por edhe çmimet që vijojnë të mbeten të larta, dhe variojnë nga 3,500 deri 5,000 lekë për person.

Ulja e konsumit në këto struktura nisi nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Por me ardhjen e verës parashikohet një përmirësim i konsumit, por i shoqëruar me rritje çmimesh për shkak të kostos nga rritja e pagave.

“Çmimet në bare dhe restorante pritet të rriten pasi bizneset do të jenë të detyruara të paguajnë paga më të larta për mbajtjen e fuqisë së verës. Në restorantet e jugut paga për një shef kuzhine arrin deri në 3,500 euro në muaj, në nivele të njëjta me pagesën e të njëjtit profesion sa në Romë”.

Ndërkohë, çmimet në bare e restorante janë rritur disa herë, që nga viti 2021, pas përfundimit të pandemisë. Sot në bare e restorante, një pjatë kushton mesatarisht 200-500 lekë më shumë se më parë (sidomos mishi), ndërsa një kafe është minimumi 90 lekë në pjesën më të madhe të bareve, nga 70-80 lekë më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit