Një sherr me thika ka ndodhur në një restorant në Selanik, të dielën, kur një klient goditi me thikë kuzhinierin shqiptar pas një debati që pati me të.
Sipas mediave greke, gjithçka ka ndodhur rreth orës 17:00 të së dielës, kur për një arsye të panjohur, klienti i restorantit, i cili ndodhet në zonën e Menemenit, ka debatuar me kuzhinieren shqiptar dhe më pas e ka goditur me thikë në bark.
Personat që ndodheshin në restorant kanë njoftuar ambulancën dhe ekipet e shpëtimit që kanë shkuar në vendngjarje kanë njoftuar policinë për njeriun që ka marrë plagë nga një send i mprehtë.
Pas kryerjes së operacionit, 65-vjeçari shqiptar është shtruar në spitalin Papageorgiou.
Autori, i paidentifikuar, po kërkohet nga policia.