Dy të rinj shqiptarë janë qëlluar me armë zjarri në Romë të Italisë. Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarë të moshës 26 vjeç, të dënuar më parë për drogë janë plagosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur konkretisht në via Casilina, pranë Borgata Finocchio, në periferi të Romës.
Deri më tani raportohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën. Shqiptarët janë qëlluar brenda një makine të cilën e kishin marrë me qira.
Dëshmitarë nga vendngjarja thonë se janë dëgjuar katër të shtëna.