Lushnje/ Makina përplas të pastrehun, shoferi largohet nga vendngjarja

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.03.2024, 18:44

Një aksident është regjistruar së fundmi në Grabjan të Lushnjes. Shoferi i një furgoni ka përplasur një të pastrehë dhe e ka braktisur në mes të rrugës.

Flamur Merzhegu rreth të 60-tave, është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është në vendngjarje, po punon për identifikimin e mjetit. Dyshohet se mund të ketë qenë furgon, nga pjesët që kanë ngelur në vendngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit