Vdekja e gruas pasi u alivanos në autobus, reagon Trafiku Urban

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.03.2024, 18:41

Një grua është dërguar në QKUK pasi ishte alivanosur të shtunën në autobus urban në Prishtinë e më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Lidhur me rastin ka dhënë detaje Trafiku Urban, duke treguar se viktima kishte hipur në autobusin e linjës 3C.

Sipas njoftimit të Trafikut Urban, gruaja që po qëndronte ulur në një karrige ishte alivanosur dhe ndaj kësaj situate kishte reaguar menjëherë konduktori.

“Me datën 02.03.2024 në autobusin e linjës 3C, rreth orës 12:13, stafi i autobusit ka njoftuar se ka ndodhur një rast në autobus ku është alivanosur një qytetare. Në bazë të videoincizimeve të nxjerra nga kamerat e autobusit dhe raportit të punëtorëve që ishin në autobus, vërehet se qytetarja në fjalë ka hyrë në autobus së bashku me një qytetare tjetër nga dera e parë dhe është ulur në karrigen e parë në anën e djathtë të autobusit në krah me derën e hyrjes. Pasi që është ulur, qytetarja alivanoset dhe konduktori reagon menjëherë, duke ofruar ndihmë dhe njoftuar shërbimin e ndihmës së shpejtë, të cilët kanë arritur për 4 minuta në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit