Përmbyset gomonia e emigrantëve në Kanalin Anglez, humb jetën 7-vjeçarja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.03.2024, 15:25

Një vajzë shtatëvjeçare ka vdekur pasi një gomone e vogël që po përpiqej të arrinte në Kanalin Anglez u përmbys në Francën veriore.

Zyrtarët thanë se gomonia mbante 16 emigrantë kur u mbyt disa kilometra larg brigjeve të Dunkirk. Sipas tyre gomonia "nuk kishte përmasat e duhura për të transportuar kaq shumë njerëz".

Prindërit e vajzës, të cilët po udhëtonin me tre fëmijë të tjerë, u dërguan në një spital në Dunkirk.

Autoriteti lokal Préfet du Nord tha se policia dhe zjarrfikësit u lajmëruan për varkën e përmbysur nga një qytetar. Ka dyshime se gomonia ishte e vjedhur dhe nuk ishte mjaft e madhe për numrin e njerëzve në bord.

"Një çift, origjina e të cilëve po përcaktohet, me katër fëmijët e tyre, përfshirë nënën që është shtatzënë, ishin në bord. Vajza e vogël e çiftit, 7 vjeçe, vdiq nga mbytja”.

Préfet du Nord tha se dy burra dhe gjashtë fëmijë të vegjël u dërguan në spital, por gjendja e tyre nuk ishte kërcënuese për jetën. Prokurorët në Dunkirk thanë gjithashtu se "disa persona janë në paraburgim" për incidentin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit