Rriten rastet e kancerit të mushkërive, meshkujt më të prekurit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.03.2024, 14:15

Prej disa vitesh, meshkujt përdorues të duhanit rezultojnë më të prekurit nga kanceri i mushkërive.

Por mjekët onkologë thonë se shqetësues është fakti se identifikimi i kësaj sëmundjeje bëhet në fazë shumë të vonshme.

“Duke qenë se këto kancere nuk japin shenja shumë të mëdha, ato e fshehin klinikën, prandaj edhe pacientët paraqiten në spital në faza të vonshme dhe mbijetesa e tyre pesë vjeçare, bie jashtëzakonisht shumë. Kanceri i mushkërive është ai që shkakton vdekshmërinë më të lartë në popullatë, si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat”.

Mjekët iu bëjnë apel qytetarëve që të kryejnë kontrolle periodike të gjendjes shëndetësore për një jetë të shëndetshme, larg duhanit dhe alkoolit dhe sa më shumë aktivitet fizik.

“Pavarësisht se kemi një rritje të ndërgjegjësimit të popullatës, njerëzit duhet të kuptojnë që duhet të shkojnë tek mjeku edhe kur nuk kanë shenja madhore. Psh. me një analizë fare të thjeshtë siç mund të jetë një feçe për gjak okult, ti mund të zbulosh një kancer të zorrës së trashë apo të stomakut, dhe mund të nisësh trajtimin duke i shpëtuar kimioterapisë”.

Sipas statistikave, në vendin tonë regjistrohen të paktën 800 raste të reja në vit me kancer në mushkëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit