Një tjetër denoncim për ONE ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Një qytetar i cili ndodhet në Vlorë, thotë se kjo kompani celulare e tarifon për shërbimin roaming sikur ai të ishte në Greqi.
Në celular atij i ka mbërritur një mesazh ku i “urohet” një qëndrim i këndshëm në Greqi me Cosmote Telecommunications edhe pse aktualisht është në Vlorë.
Por jo vetëm kaq pasi ai thotë se kurrë nuk e ka aktivizuar shërbimin roaming dhe kjo është e dyta herë që ONE e tarifon pa e përdorur fare.
Para 6 muajsh, ai thotë se ONE i ka kërkuar të paguajë 174 mijë lekë për shërbimin roaming. Por këtë shërbim ai nuk e ka blerë, nuk e ka përdorur dhe as nuk i ka ardhur asnjë mesazh njoftues për diçka të tillë.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje jeta eshte qef un jam ne shqiperi on me thot qendrim te kenshemne greqi. Ju lutem postojeni kte post sepse eshte hera dyte qe me bejne kte gje. Dhe me kan tarifuar sikur un jam jashteti. Une jam Ne vlore