Opozita shqiptare e bashkuar në koalicion VLEN bashkë me përfaqësuesin e Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut, në Gostivar ka promovuar Arben Taravarin si kandidat për president.
U vlerësua se “ndryshimi historik te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka nisur” dhe se do të vuloset më 24 prill dhe 8 maj.
Kandidati Arben Taravari e prezantoi veten dhe premtoi se do t’u ndihmojë shqiptarëve të zgjidhin problemet e tyre dhe studentëve të tij do t’u mundojë kushte më të mira për jetesë, që ata të mos e lëshojnë vendin.
“Që 26 vjet punoj si neurolog dhe kjo më ka bërë që të kuptoj shqetësimet e qytetarëve më nga afër. Shumica e këtyre shqetësimeve janë të shkaktuara nga shteti”, tha Taravari.