Shpërthimi në Lushnjë/ Eksperti: Nuk lejohet ndërtimi i një fabrike poshtë linjës së tensionit të lartë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.03.2024, 23:33

Eksperti i energjisë, Azmir Duleviç, ka shprehur mendimin e tij lidhur me shpërthimin në një fabrikë në Lushnjë, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë. Dyshimet tani janë se shpërthimi mund të ketë ndodhur si pasojë e bombolave të oksigjenit të varura në vinç, të cilat u shpërthyen për shkak të nxehtësisë së saldimit.

Duleviç ka theksuar se është e papranueshme që të lejohet ndërtimi i një fabrike poshtë një linje të tensionit të lartë. Ai shpjegoi se shpërthimi mund të ketë ndodhur nga shkëndija e shkaktuar nga fushat elektromagnetike të tensionit të lartë, të cilat janë ndikuese edhe në distancë, duke shkaktuar shpërthimin e bombolave të oksigjenit.

Eksperti ka theksuar nevojën për të parë kushtet e bombolave të oksigjenit, pasi fushat elektromagnetike mund të shkaktojnë shkëndija që më pas mund të çojnë në shpërthime. Ai ka bërë thirrje për respektimin e distancës së sigurisë ndërmjet ndërtimeve industriale dhe linjave të tensionit të lartë për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike në të ardhmen.

“Shtyllat aty kanë qenë, linjat e energjisë aty kanë qenë. Nuk jepet leja për të ndërtuar poshtë rrjetit të tensionit të mesëm 35kë dhe aq më shumë poshtë rrjetit të tensionit të lartë 120 kë. Ke si e kontrollon ku ndërtojnë njerëzit, nuk i jepet leja e energjisë elektrike nëse nuk respekton distancën. Mund ta ndërtoj godinën por t’i nuk i jep energji elektrike. Ke raste në Tiranë, shtylla të tensionit të mesëm në oborr në mes të Tiranës. Njëri dhe e ka betonizuar. E di ku është problemi? Kam folur dhe me punonjës të OSSH-së. Është efekti i fushës elektromagnetike, edhe pa e prekur telin në një rreze 60-110 cm, ose 1.1m ti je nën veprimin e fushës magnetike. Duhen parë kushtet e bobulës së oksigjenit, pasi mund të jetë bërë shkak fusha elektromagnetike për të lindur një shkëndijë që ka ndodhur shpërthimi më pas”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit