Britaniku sulmon stafin e spitalit: Mbaj thikë pasi kam frikë nga një shqiptar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.03.2024, 22:28

Autoritetet britanike kanë dënuar me 5 vite burg një 32-vjeçar, Joshua Byrne, pasi ai sulmoi me thikë stafin e një spitali në Brighton në tetor të vitit të kaluar. Pamjet e kamerave të sigurisë treguan momentin kur Byrne sulmoi një roje sigurie duke bërtitur "unë do të të godas me thikë në fytyrë". Ai gjithashtu mori me forcë një celular nga një pacient dhe për pak nuk e goditi me thikë një infermiere. Gjatë seancës në gjyq, Byrne pranoi fajësinë për tentativë shkaktimi lëndimesh të rënda trupore dhe për kërcënim ndaj një personi.

Në gjyq, Joshua Byrne argumentoi se mbante thikën për vetëmbrojtje pas një konflikti të mëparshëm me një tregtar droge shqiptar, nga i cili kishte vjedhur mijëra paund. Autoritetet gjyqësore refuzuan këtë argument, duke e cilësuar sulmin e tij si një akt të rëndë kriminal dhe duke e dënuar me 5 vite burg. Familjarët e viktimave thanë se ata ishin të tmerruar nga sulmi dhe kërkonin një dënim të rëndë për të siguruar sigurinë e punonjësve të spitalit dhe të pacientëve.

Pas vendimit të gjykatës, një përfaqësues i spitalit të Brightonit tha se ata ishin të kënaqur me vendimin dhe shpresonin që një dënim i tillë do të shërbejë si një shembull kundër dhunës në mjediset shëndetësore. Autoritetet britanike theksuan se ata do të vazhdojnë të merren me raste të tilla me seriozitet dhe do të ndërmarrin masa për të mbrojtur personelin dhe pacientët nga rreziku i dhunës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit