Shkatërrohet grupi kriminel, arrestohen 10 persona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.03.2024, 18:28

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është realizuar operacion policor me qëllim të shkatërrimit të siç thonë, grupit kriminel i cili ka vepruar në disa pjesë të territorit të Maqedonisë së Veriut.

Grupi ka qenë i përfshirë në organizimin, furnizimin dhe shitjen e marihuanës.

“Në tetor të 2023, kur ka filluar aksioni janë ndërmarrë më shumë masa dhe aktivitete operative – taktike për shkatërrimin e grupit. Sot, policët nga liria kanë privuar 10 persona, prej të cilëve katër janë nga Gjevgjelia, tre nga Strumica, dy nga Struga dhe një nga Demir Kapia. Gjatë kësaj, janë kryer bastisje në katër lokalitete në Strumicë, Strugë, Gjevgjeli dhe Manastir dhe janë siguruar dëshmi materiale, gjegjësisht para dhe sasi e madhe e lëndëve narkotike e cila buron nga subjekti juridik i regjistruar për veprimtarinë për kultivimin e bimëve aromatizuese, erëzave për qëllime mjekësore”, qëndron mes tjerash në njoftim.

Religjioni, traditat pagane dhe ateizmi në Kosovë në vitet 1980-1984Publikohen pamjet e rrëzimit të aeroplanit rus nga forcat ukrainaseArsenali ‘nuk është më’ i interesuar për yllin e Chelseat, pavarësisht thas...Kuzeska: Ajo që Mickoski dhe Siljanovska Davkova po ofrojnë është të heqin dorë nga e a...Kosova U16 fiton ndaj San Marinos në turneun ‘UEFA Development’

Personat e arrestuar tashmë kanë dalë edhe para gjykatësit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit