“Lëvizjet ushtarake të ushtrisë serbe”, analistja amerikane: Moska dhe Beogradi po përgatisin sërish kaos në Kosovë dhe Bosnjë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.03.2024, 18:17

Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka publikuar në platformën “X”, një foto të kanalit pro-rus në telegram “Rybar”, ku tregohen lëvizjet ushtarake të ushtrisë serbe, dhe lokacionet e bazave amerikane në Ballkan.

Kanali pro-rus “Rybar”, është krijuar në fillesat e luftës në Ukrainë, në të cilën tregon situatën në front të luftës.

Ndërsa analistja këtë fotografi e shpjegon se ky është një indikator se Moska po planifikon që ta eskalojë luftën përtej Ukrainës dhe ta shpërndajë atë në Ballkan.

Vendet më të rrezikuara për shpërthim të një konflikti në Ballkan janë Kosova dhe Bosnje Hercegovina.

“Rybar, një kanal analizash ushtarake pro-Kremlinit në Telegram, ka publikuar lëvizjet dhe aktivitetet e inteligjencës në Serbi gjatë ditëve të fundit. Ata parashikojnë një përshkallëzim të ri në Ballkan. Epo… do të thotë se Moska dhe Beogradi po përgatisin sërish kaos në Kosovë dhe Bosnjë së shpejti.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit