Edhe pse vitet ikin, infrastruktura vijon të mbetet një problem madhor për qytetarët shqiptarë nga veriu në jug të vendit.
Kjo problematikë nuk është evidente vetëm në zonat urbane, por edhe në fshatra, ku banorët ndihen krejtësisht të harruar dhe “investimet” janë sa për sy e faqe.
Për të denoncuar një “investim” të tillë një banor i fshatit Poshnje, Dimal i është drejtuar redaksisë tonë.
Ai thotë se punimet e kryebashkiakes Juliana Memaj janë si mos më keq pasi rrugët janë shtruar me baltë të kuqe.
Në fshatin Poshnje, 5 kilometër rrugë janë shtruar me baltë të kuqe dhe rruga është më keq seç ka qenë.
Madje me reshjet e shiut, rruga bēhet e pakalueshme nga balta e madhe.
Denoncimi i qytetarit:
Bashkija dimal kryetare juliana mema. Shtron 5 metro rrug lagje me balt te kuqe e ben me keq se ishte rruga ne fshatin poshnje