Zbardhet grabitja në Prush dhe vjedhja e argjendarisë në Kamëz, dy autorë në pranga

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.03.2024, 15:36

Klodjan Çypi, Kleotild Bardhi dhe shtetasi me iniciale F.T janë tre autorët e grabitjes së ndodhur në dhjetor të vitit të shkuar në Prush dhe argjendarisë në Kamëz.

Në dhjetor të vititi 2023, grabitësit hynë të armatosur me kallashinikov në shtëpinë e Gani Himës në Prush. Ata qëlluan në drejtim të patrullës së policisë që mbërriti në vendngjarje.

Po të njëjtët persona dyshohen edhe për vjedhje në një argjendari në Kamëz më 28 nëntor të vitit të kaluar. Nën kërcënimin e armës ata kanë marrë disa bizhuteri floriri me peshë 500 gram, të cilat kanë qenë në tavolinë për shitje.

Gjithashtu dyshohen se janë dhe për një vjedhje të mbetur në tentativë në një biznes në rrugën Vorë-Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit K. C., dhe F. T., më datë 09.12.2023, kanë tentuar të vjedhin në një banesë në fshatin Prush, dhe sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë, kanë hapur zjarr ndaj tyre, me armë, dhe janë larguar me një automjet tip "Audi", në pronësi të shtetasit K. B.

Gjithashtu, dyshohet se këta shtetas janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 28.11.2023, ku është vjedhur një argjendari në Kamëz, dhe të vjedhje të mbetur në tentativë, në një biznes në rrugën Vorë-Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta të çmontuara, të gjetura në banesën e shtetasit K. B., tre aparate celulare dhe tre karta sim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.", thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit