Familjarët e shtëpisë ngjitur me magazinën ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm dje, kanë treguar me lot në sy ngjarjen e rëndë.
I zoti i shtëpisë sapo ka marrë vesh lajmin është kthyer menjëherë nga Greqia. Ai ka qenë duke folur me ta kur interneti është shkëputur dhe lidhja është ndërprerë.
Burri: Isha në Greqi dhe mora haberin me anën e familjes që kishte ndodhur diçka e papritur në familjen time. U detyrova dhe erdha urgjentisht. Shyqyr Zotit kam mirë familjen. Kur erdha këtu pash që dëmet ishin të konsiderueshme. Sikurse e shikoni edhe vetë, unë nuk jam ekspert.
Si e more lajmin fillimisht?
Burri: Haberin e para ma ka dhënë motra ime. Ishte këtu, ajo më njoftoi. U bë shkëputja e internetit, nuk kisha kontakte me familjen time. Kur erdha këtu, mirë që gjeta njerëzit jashtë. Xhama kudo, hekurat të hedhur sa andej këndej. Mirë që s’kanë qenë njerëzit jashtë që të…
Kur erdha në Fier i thash time shoqe se aty mundet…
Mendove se mund të kishte ndodhur ndonjë tragjedi?
Burri: Patjetër, me këtë gjendje që është shtëpia mund të kishte edhe njerëz të vrarë