Një shpërthim i fortë është regjistruar mesditën e kësaj të premte në Lushnje. Një vinç, i cili po punonte për ngritjen e një kapanoni ka prekur kabullin e tensionit të lartë. Si pasojë e kësaj ka ndodhur një shpërthim i fortë, që ka lënë të vdekur një person, Roland Verçanin dhe ka plagosur tetë persona të tjerë, mes tyre edhe deputetin e Lushnjes, Bujar Çela.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë një qytetar për JOQ Albania thekson se në bazë të legjislacionit nuk lejohet ndërtimi pranë kabinave dhe shtyllave të tensionit të lartë Lushnjë. Ai ngre pikëpyetje lidhur me aprovimin e lejes së ndërtimit nga drejtuesja e Urbanistikës në Lushnjë. Sipas tij, kjo ngjarje e rëndë duuhet të jetë subjekt i një hetim penal dhecivil për shefen e urbanistikës Lushnjë dhe gjithashtu edhe për drejtorin e IKMT-së në qytetin përkatës.
Qytetari shkruan: