“Spitali i Lushnjës më keq se burgjet famëkeqe, kushtet e llahtarshme”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.03.2024, 23:15

Ndoshta me të gjitha problemet që ka Shqipëria kapaku i vihet me kushtet e shëndetësisë. Në një situatë alarmante në Lushnjë, një qytetar ka denoncuar për JOQ Albania kushtet e spitalit të zonës duke i cilësuar ato si "të papërshtatshme për trajtimin e pacientëve".

Sipas denoncuesit, në spital mungojnë elementë të rëndësishëm si uji i rrjedhshëm në tualetet publike, vakti i ushqimit për të shtruarit, dhe ngrohja. Denoncuesi e krahason spitalin me burgjet.

Ai thekson se pacientë sjellin ngrohëse nga shtëpia për të përballuar të ftohtin brenda spitalit. Denoncuesi kërkon veprime urgjente për të përmirësuar kushtet në spital dhe për të siguruar trajtim të përshtatshëm për të plagosurit në këtë moment të vështirë për qytetin e Lushnjës.

QYTETARI SHKRUAN:

Mirmbrema! "Hekuri rrihet sa eshte i nxehte" Duke qene se jemi ne situaten e asaj qe ndodhi ne Lushnje une dua te perfitoje nga situata per te ndare me ju kushtet e spitalit ne Lushnje. Shume media qe kane bere reportazh mbi kushtet e spitalit te Lushnjes i kane quajtur shume here kushtet ç'njerzore. Mungon uji i rrjedhshem ne tualtet qe jane per qytetaret, vakti i ushqimit per te shtruarit nuk sigurohet dhe as ngrohja. (Ne foto, pacienti e ka sjell nga shtepia ngrohesen) Lageshtia ne mure eshte e llahtarshme ndersa per higjenen nuk gjej fjale t'a pershkruaj. Keto jane foto nga kushtet e spitalit te Lushnjes. As burgjet me famkeqe nuk i kane keto kushte. Ju lutem a mund t'a postoni me qene se jemi ne situaten me ate cfare ndodhi ne Lushnje sot ku persona erdhen te lenduar po nuk jane kushtet minimale per te trajtuar pacientet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit