Pogradec/ 27-vjeçari qëllohet me dy plumba pas një sherri banal

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.03.2024, 17:45

Alted Jolldashi 27 vjeç është plagosur me armë pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se ndaj tij është qëlluar 4 herë, por e kanë kapur vetëm dy plumba, një në shpatull dhe një në këmbë.

Jolldashi është qëlluar me armë nga një person pas një sherri të momentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit