Kusari-Lila: Vazhdimi i mbajtjes së masave ndaj Kosovës s’ka kuptim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.03.2024, 14:10

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë si rrjedhojë e shkuarjes së katër kryetarëve nën përcjellje policore në komunat veriore.

Ndërkohë, siç tha ajo, për Serbinë nuk ka masa ndonëse ka organizuar një sulm terrorist dhe ka vrarë një polic në Kosovë, më 24 shtator.

“Për heqjen e masave, kjo tashmë është një proces i cili nuk ka asnjë kuptim. Mbajtja e masave ndaj Kosovës në kohën kur sot dalin informacione që jo vetëm që Serbia qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit, por Serbia gjithashtu ka pasur të planifikuar edhe një sulm tjetër dhe ka pasur lëvizje masive ushtarake drejt kufirit me Kosovën.

Për situatën për të cilën ne po flasim, ndaj Kosovës janë masat në fuqi si rrjedhojë e një veprimi gjegjësit shkuarjes së katër kryetarëve apo ofrimit të përcjelljes nga policia e Kosovës për kryetarët e zgjedhur në Komunat në veri, ndërsa në Serbi nuk ka masa përkundrejt se kanë organizuar një sulm terrorist dhe kanë vrarë një polic në Kosovë, madje është gjetur edhe gjithë ai municion me origjinë nga Serbia.

Ende sot nuk ka masa. Diskutimi për këto masa është i pakuptimtë në sistemin demokratik apo në mbajtjen e vlerave në të cilat dy shtetet duhet të maten në rrugëtimin e tyre evropian”, u shpreh ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit