Kush meriton të shpallet “Heroi i Muajit”?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.03.2024, 14:21

Zaim Meci nga Gramshi, 80 vjeç, u fut në mes të flakëve për të shpëtuar mbesën e tij 8-vjeçare. Banesa ku ai jetonte me familjen, në fshatin Kukur, u përfshi nga flakët, dhe gjyshi hero rrezikoi jetën e tij për t’i shpëtuar jetën mbesës.

I riu nga Tirana, i cili pas mesnate i dhuroi disa të holla një të moshuari që po flinte në një stacion autobusi. Ndoshta vlera e parave nuk ishte e madhe, por ato pak, i siguruan ushqim të moshuarit që në të ftohtë po flinte pranë stacionit të urbanit.

Selman Mihana, ekonomisti 70-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje me armë, pasi mbrojti punëdhënësin e tij Ardjan Gjeloshin. Ai i doli me trup para pronarit duke bllokuar edhe me duar plumbat nga ekzekutuesi.

Bledar Çakalli, i riu patriot, i cili jo vetëm zbukuron muret dhe rrugët e Shqipërisë me vizatime patriotike dhe të heronjve, por i angazhuar gjerësisht në tema që kanë për synim mbrojtjen e atdheut. Së fundmi ai u arrestua nga policia, pasi protestoi para SPAK-ut në ditën kur mbahej seanca e Fredi Belerit.

Mjekët e Durrësit, Denisi, Antoni, Bilali dhe infermiere Stela, që operuan Zarijen, e cila bëri apel për ndihmë në JOQ Albania. Ajo ishte me tumor në gjoks, dhe një klinikë private, bashkë me mjekët e Durrësit iu gjendën pranë në çdo situatë. Sot ajo gëzon shëndet të plotë.

Zjarrfikësit që shpëtuan macen e mbetur në pemë. Menjëherë pas telefonatës nga qytetarë, dy zjarrfikës shkuan në vendngjarje dhe zbritën nga pema macen që kishte ngecur sipër. Ky veprim është vlerësuar nga shumë qytetarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit