Edhe këtë muaj po ju prezantojmë me kandidatët për “Haramin e Muajit”.
Gjergj Luca, pasi mori pronat e shtetit me 1 euro dhe pasi detyroi punonjëset e tij të mbushnin mitingjet elektorale të Rilindjes, oligarku filmonte disa besimtarë dhe fliste kundra Biblës

Natasha Rombula, gjyshja që detyronte nipin të dilte dhe të shante në Tik-Tok për të përfituar para. Pa asnjë përgjegjësi ajo nxirrte nipin në rrjetin social dhe i thonte të shante të tjerët.

Gruaja italiane, e cila pas një aksidenti me makinë me shqiptarët, përdori një gjuhë fyese dhe gjeste të turpshme kundër popullit shqiptar. Ajo ofendonte pa të keq të gjithë shqiptarët.
![]()
Suada Muca, tiktokerja shqiptare, nënë e dy fëmijëve, e cila për të fituar para në Tik-Tok nxjerr pjesët intime. Duke parë që në këtë rrjet social ka një numër të konnsiderueshëm të rinjsh ajo është një shembull i keq për rininë shqiptare.

Durim Koçi, patronazhisti i Rilindjes, i cili dhunoi me grushta rojen e një shkolle në Elbasan. Ai u mërzit me rojen se pse nuk i lejoi gruan brenda në shkollë dhe e goditi atë dy herë, duke e rrëzuar në tokë.

Altin Çoku, 39-vjeçari nga Laçi, i cili shtyu drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare. Çoku publikoi një foto intime të saj dhe e shpërndau në Tik-Tok. E reja nuk e duroi gjithë presionin e komenteve negative dhe vendosi t’i japë fund jetës.

Shkëlzen Metushi, shefi i Komisariatit në Kurbin, i cili hoqi kamerat pak ditë para atentatit të ndodhur në atë zonë. Metushi urdhëroi efektivët e policisë për të hequr kamerat e sigurisë në biznesin e shënjestrës së atentatit duke ua bërë edhe më të lehtë punën autorëve.

Asqeri Mandri, 40-vjeçari nga Kamza, i cili ruante me kamera bashkëshorten e tij dhe vajzat. Ai kishte vendosur kamera në çdo dhomë të shtëpisë për të kontrolluar gruan e tij.

Ilir Koçilja, autori i vrasjes në Durrës. Ai qëlloi për vdekje Halil Kokën pas sherrit për vendin e parkimit.

Fëmijët vrasës të Pëllumb Metës, janë në këtë listë për të gjitha veprimet e kryera në atë krim që ende nuk dihen shkaqet e vërteta(pa marrë parasysh arseyt). Përveç vrasjes, ata organizuan gjithçka pas saj, duke e varrosur babain në kasollen e bagëtive, duke e raportuar të humbur dhe mbi të gjitha duke mos u ndjerë aspak fajtorë për atë që kishin kryer, madje edhe qeshin në Gjykatë.
