Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoni të Veriut, ku është therur për vdekje një i mitur.
Bëhet fjalë për një 14 vjeçar, i cili është gjetur mbrëmë rreth orës 19:30 pa shenja jete me plagë të shumta therëse dhe gjakderdhje të jashtme në qendër të Prilepit në trotuarin e bulevardit “Goce Dellçev” përballë Shtëpisë së Kulturës “Marko Cepenkov”.
Ai u dërgua në spitalin e qytetit, ku të gjitha përpjekjet e mjekëve rezultuan të pasuksesshme.
Policia dhe prokurori themelor publik kanë nisur hetimet, ndërsa trupi është dërguar për obduksion.