Oligarku Rrok Gjoka shembi masivin shkëmbor në rrugën e Arbërit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.03.2024, 11:15

Pamjet nga Google Earth siguruar për JOQ, tregojnë guroren e Rrok Gjokës, e cila për shkak të shpërthimeve me lëndë plasëse bëri që një masiv shkëmbor të shembej duke bllokuar rrugën e Arbrit në Shkallën e Tujanit.

Gjoka shfrytëzon gurët e masivit shkëmbor për t’i përpunuar dhe tregtuar në formën e çakllit për tregëti. Nuk është hera e parë që në këtë rrugë ka shembje të masivit shkëmbor si pasojë e shpërthimeve për të shfrytëzuar gurët për çakëll.

Kjo gjë vetëm që po shkatërron anën e shkëmbit që shërben si bazë mbështetëse, por nga kjo shembje që do shitet si aksidendale oligarku do përvetësojë fonde të tjera shtesë duke i fryrë koston rrugës së Arbrit, e cila deri më tani është mbi 370 Milionë €.

E njëjta skemë për fryrje fondesh përdoret edhe për tunelet e kësaj rruge që i shemben Gjokës një herë në muaj, teksa rruga ka 10 vite dhe s’ka përfunduar ende.

View this post on Instagram

A post shared by JOQ News (@joqnews)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit