Britania vijon me dëbimet, 47 shqiptarë “paketohen” për Tiranë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.03.2024, 10:11

Home Office vijon të dëbojë shqiptarët ilegalë nga Britania e Madhe.

Një ditë më parë, avioni Airbas 321-211 i kompanisë së kontraktuar Titan, solli në Tiranë 47 shtetas shqiptarë. Mes tyre kishte shqiptarë pa leje qëndrimi, që kishin mbaruar dënimet në burgjet angleze për armëmbajtje pa leje, trafik droge dhe zjarrvënie të qëllimshme.

Por pavarësisht dëbimeve që vazhdojnë të rriten, vendet bosh të shqiptarëve zihen shumë shpejt nga bashkatdhetarët e tyre që çdo ditë dalin para gjykatësve anglezë për krime që lidhen për prodhim kanabisi apo shitje dozash kokaine.

Por nuk mungojnë rastet e krimeve të rënda si vrasje, pengmarrje, përdhunime, trafik emigrantësh apo për përfshirje në trafik kokaine. Për të përfituar dënime të lehta, shqiptarët pranojnë akuzat në seancën e parë e më pas futen në listat e Home Office si kontingjent për t’u dëbuar.

Sipas Home Office deri në shtator 2023 për dënimet nga Anglia si emigrantë pa dokumentacion dhe për kthimet vullnetare shqiptarët ishin të parët 4,634 persona me (20%) pasuar nga Indianët (15%) dhe Brazilianët (12%).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit