Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut sot nëpërmes një komunikate ka dënuar sulmin në Gaza, në të cilën humbën jetën mbi 100 persona.
Akti i tillë paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Bëjmë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e papenguar të ndihmave humanitare.
Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet, ndërsa civilët duhet të mbrohen me çdo kusht”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.