Shqiptarët po konsumojnë më shumë ilaçe, por më të lirat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.03.2024, 09:31

Gjatë vitit të shkuar sasitë e importeve të produkteve farmaceutike pësuan rritje me rreth 14%, pas një rënie të lehtë pas pandemisë.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, vitin e kaluar u importuan 6,753 tonë ilaçe nga 5,917 tonë që ishin në 2022.

Por ajo që bie në sy është një tendence e rritjes së importeve nga Turqia. Vitin e kaluar u importuan nga ky vend 1203 tonë produkte farmaceutike, të cilat zunë 17 për qind të importeve totale të këtyre produkteve. Ndërkohë që para pandemisë në vitin 2019 importet nga Turqia zinin vetëm 8 % të importeve totale të produkteve farmaceutikë.

Sipas ekspertëve të tregut të farmaceutikës, fondet e ulëta të rimbursimit kanë çuar konsumin e barnave më të lira që vijnë kryesisht nga Turqia, ndërkohë që përfaqësitë e kompanive shumëkombëshe janë tërhequr nga Shqipëria pasi nga 13 të tilla që ishin para disa vitesh, tani janë vetëm 3 prej tyre.

Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë (255,7 mln euro) produkte farmaceutike, por qeveria shqiptare nëpërmjet fondit të rimbursimit ka mbuluar vetëm rreth 12 miliardë lekë ose 44% të tyre.

Sipas përfaqësuesve të tregut farmaceutik nevojat e popullsisë janë shumë më të larta se furnizimet aktuale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit