Trashëgimia e një apartamenti është bërë shkak për një vrasje të dyfishtë në Korçë.
Në pamjet e publikuara së fundmi në media shfaqet momenti kur Ilo Lluka vret Emiljan Pinen dhe më pas veten e tij.
37-vjeçari Emiljano Pine është duke ecur në rrugë kur i afrohet Ilo Lluka që qëllon 2 herë në drejtim të tij dhe 2 herë të tjera kur ai rrëzohet në tokë.
Pas kësaj 61-vjeçari ka drejtuar armën edhe drejt vetes duke humbur jetën në vendngjarje, ndërsa Pine ka humbur jetën rrugës për në spital.
Deri më tani pista kryesore e hetimeve është ajo për motive pronësie pasi babai i autorit Ilio Lluka bashkëjetonte me nënën e viktimës, Emiljano Pines. Babai i Llukës dyshohet se ka dashur që shtëpinë t’ia lërë trashëgimi djalit të bashkëjetueses Emiljano Pine.
Por ky fakt nuk është pritur mirë nga Lluka i cili ka kryer krimin.