Shqetësuese grupet në Telegram! I riu i shpërndan numrin vajzës nga Durrësi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29.02.2024, 18:00

Grupet në telegram janë kthyer në shqetësim për qindra vajza, të cilat pëballen me shantazhe apo edhe ngacmime të ndryshme, pasi në ato grupe shpërndahen numrat e telefonit apo fotot e tyre nga ish të dashur apo djem të cilët janë të fiksuar pas tyre.

Një rast i tillë ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ Albania. Një i ri, i cili ka ngacmuar prej kohësh një vajzë nga Durrësi, pasi është përballur me refuzimin e saj, ka vendosur që numrin e telefonit të saj ta shpërndajë në një grup që ka më shumë se 42 mijë anëtarë.

Pas këtij veprimi në telefonin e vajzës kanë mbërritur dhjetra mesazhe nga djem të ndryshëm, të cilët kërojnë të njihen me të. Ajo thotë për JOQ se kjo është kthyer në një shqetësim për të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit