29-vjeçari gjen para në një rrugë të Kaçanikut, i dorëzon në polici

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.02.2024, 17:34

Një 29-vjeçar ka gjetur para në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik, të cilat i ka dorëzuar në polici.

Sipas një komunikate për media, qytetari E.Dema, i gjeti paratë dje rreth orës 16:30.

Policia lutë pronarin e vërtetë të këtyre parave të paraqitet në stacionin në Kaçanik, ç’do ditë nga ora 08:00-16:00 dhe të vërtetohet pronësia, në mënyrë që ti dorëzohen më pas.

“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt e ka falënderuar qytetarin E. Dema për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë”, thuhet tutje në komunikatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit