Punonjësit të Gardës i vjedhin armën: Autori sheh kamerat dhe futet në shtëpinë e tij nga dritarja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.02.2024, 15:19

Dhimitër Prifti, është punonjësi i Gardës së Republikës që ka denoncuar vjedhjen e armës së shërbimit.

Ai ka deklaruar se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit.

Por në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, në shtëpinë e tij shihet se autori ka qenë një person i vetëm. Edhe pse në dijeni të kamerave, autori, një person i shëndoshë në pamje, është afruar te dritarja e banesës së punonjësit dhe ka hyrë brenda.

Pas pak minutash ai ka dalë jashtë, duke mbajtur disa sende poshtë bluzës dhe duke parë kamerat është përpjekur të mbulojë kokën është larguar.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit