Fqinjët flasin për vrasjen e dyfishtë në Korçë: Emiljano ishte djalë i shkëlqyer

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.02.2024, 10:28

Banorët e lagjes nr.18 në Korçë janë tronditur mbrëmjen e kaluar pasi 61-vjeçari Ilo Lluka ka vrarë 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas me të njëjtën armë edhe veten.

Fqinjët e Ilo Llukas dhe Emiliano Pine allias Jorgo Prifti, kanë treguar detaje të reja lidhur mbi ngjarjen. Njëra prej banoreve duke folur për mediat, tha se pasi ka dëgjuar krismat ka parë dy viktimat në mes të rrugës.

Ajo tha se nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babain e Ilos, prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë.

“Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”. Ajo nuk bashkëjetonte me të po i bente yzmet”.

Ndërkohë një tjetër banor ka treguar se nuk njihte asnjërin prej tyre.

“Dëgjova krisma mbrëmë. I thashë gruas mos janë fishekzjarrë dhe nuk dola në moment. Kur dola për të mbyllur derën pashë çfarë kishte ndodhur. Nuk njihja asnjërin prej tyre”, është shprehur një prej banorëve”.

Babai i autorit, Ilo Lluka jetonte prej 4 vitesh me familjen e Emilianos dhe nëna e tij kujdesej për të për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Por trashëgimia e një apartamenti në pronësi të babait të autorit dyshohet se është bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

61-vjeçari Lluka prej vitesh jetonte në Greqi, por kur kishte marrë vesh lajmin se babai do i linte shtëpinë djalit të bashkëjetueses, ka kryer krimin e rëndë. Ai njihej si konsumues i alkoolit por nuk dihet nëse kur ka kryer ka qenë nën efektin e alkoolit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit