LSDM zyrtarizon Pendarovskin si kandidat për president

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.02.2024, 09:29

Bordi ekzekutiv i LSDM-së e mbështeti zyrtarisht Stevo Pendarovskin si kandidat për president të shtetit.

Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në seancën e sotme në qytetin e Shtipit shqyrtoi informacionin për procedurën për kandidatët e mundshëm për kryetar të shtetit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Sipas kësaj partie, nga të gjitha analizat, diskutimet dhe anketat e opinionit publik, Bordi Ekzekutiv e mbështeti Stevo Pendarovskin si kandidat për kryetar të shtetit dhe ia propozoi kandidaturën Bordit Qendror të LSDM-së.

“Pendarovski është kandidat fitues, i afërt me popullin, ndan vlerat progresive, me vizion të qartë për të ardhmen evropiane të vendit Pendarovski në mandatin aktual ia riktheu reputacionin, integritetin dhe besueshmërinë institucionit të Presidentit të shtetit dhe tregoi se çfarë do të thotë të jesh president i vërtetë për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit