Qeshin dhe kanë sjellje të çuditshme/ Dyshime se fëmijët e Pëllumb Metës janë përdorues të lëndëve narkotike?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.02.2024, 09:18

Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës nga anëtarët e familjes së tij vijojnë ende.

Deri më tani në burg ndodhen tre fëmijët e tij, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta, pasi akuzohen se kanë bashkëpunuar në vrasjen e babait.

Por sjelljet e tyre në seancën gjyqësore dhe gjatë këtyre ditëve në burg, janë bërë shkak për hetime të tjera.

Mësohet se ditën e djeshme oficeri i policisë gjyqësore ( OPGj ) ka administruar analizat e gjakut ndaj tre fëmijëve që tani janë në paraburgimin e Durrësit. Ekspertët dhe grupi hetues kanë dyshime se tre femijët mund të jenë përdorues të lëndëve narkotike për shkak të sjelljeve të tyre pas vrasjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit