Iftari i parë në këtë Ramazani është në këtë orë dhe këtë ditë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.02.2024, 08:31

Sipas kalendarit mysliman, muaji i Ramazanit fillon më 11 mars dhe përfundon me 9 prill ndërsa iftari i parë është në ora 17:45.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjat 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe.

Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān që do të thotë vapë ose thatësirë.

Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Në fund të ramazanit vjen fitër bajrami, apo festa e prishjes së agjërimit.

Më poshtë e gjeni vaktinë e Ramazanit për Kosovën për këtë vit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit