“E rrallë në llojin e saj, fëmijët thyejnë xhamat dhe dëmtojnë faltoren në Berat”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.02.2024, 08:36

Në Shqipëri ka pafund objekte kulti që i kanë rezistuar pushtimeve dhe kohërave të ndryshme, por duket se nuk po i rezistojnë dot fëmijëve të ditëve të sotme.

Në fshatin Zgërbonjë të Beratit ndodhet një faltore që shërben si për besimtarët myslimanë ashtu edhe katolikë, pasi është e rrallë në llojin e saj. Por kjo faltore që frekuentohet shumë nga emigrantët dhe turistët është dëmtuar nga disa fëmijë.

Një qytetare që ka denoncuar këtë rast në redaksinë tonë, thotë se fëmijë të moshës 10-13-vjeç kanë thyer xhamat e dritareve dhe kanë rrëzuar ikonat.

Ajo ka dyshime se fëmijët nuk kanë vepruar me mendjen e tyre, por mund të kenë dëgjuar bisedat e prindërve që sipas saj nxjerrin inatet personale me Zotin.

Denoncimi i qytetares:

Duke ju uruar nje mbremje te bukur po ju dergoj dhe disa foto nga fshati Zgerbonj – Polican – Berat . Kjo esht nje faltore ku ne te njejten streh mund te shkojne dhe te bejne lutjen e fyre apo faljen te krishtere dhe muslimane e rralle ne europ apo ballkan dhe e vetmja e ketij lloji ne Shqiperi . Frekuentohet nga besimtare te huaj dhe emigrat me teper qe ja njohin vlerat . Po ajo qe me ben pershtypje esht se disa femije te moshes 10-13 vjecare kane thyer xhamin e dritares dhe kane ulur posht ikonat . A esht ky veprim nga mendja e ketyre femijeve ? Nga ana tjeter Teqa nuk kane bere asgje . Mos kane degjuar misedat e prinderve ne darke ? Keta prinder njerzit e fshatit e dine shume mire se ne kete fshat kane qene 7-8 kisha te cilave ku kane mbetur vetem guret qe kure na pushtoi Turku . Keshtu nxiren inatet personale me Zotin ? Ju lutem anonim se do gjej belan me ata fshataret atje . Respekt per ju dhe punen tuaj . Flm nese e publikoni . Me erdhi shume keq kure i pash keto foto turpi . Zoti ju bekofte

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit